Hugo Sanchez: Real Madridi ka nevojë për dy sulmues të rinj

14:14 | 7 Mars 2019
Arbresh Info

Heroi i Real Madridit, Hugo Sanchez thotë se klubi i tij i vjetër ka nevojë të blej dy sulmues me top klas këtë verë.

Sanchez thotë se është e qartë që largimi i Cristiano Ronaldos për transferim në Juventus e ka lënë në krizë skuadrën e Real Madridin, transmeton portali arbresh.info.

Sezoni i parë i Ronaldos larg nga Real Madridi ka bërë që klubi i tij i vjetër të përfundojë pa ndonjë titull madhështor si La Liga, Kupa e Mbretit apo Liga e Kampionëve.

“Ju duhet një zëvendësues për sulmuesin Cristiano që u largua, ju keni nevojë për një sulmues qendror dhe jo vetëm një, por dy në rast se tjetër lëndohet”

“Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të kontribuuar dhe bashkëpunuar me shtëpinë time sepse Real Madridi është shtëpia ime”

“Presidenti i klubit Florentino Perez? Ai tashmë e di direkt se unë jam në pozitën më të mirë për të kontribuuar dhe bashkëpunuar kurdo që ai dëshiron”, përfundoi Sanchez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale