Huddersfield Town është mposhtur me rezultat të thellë 1 me 3 në ndeshjen si nikoqir ndaj Chelseat.
Kampioni i Premierë Ligës i është kthyer fitoreve duke siguruar tri pikë të plota në takimin e xhiros së 17-të kundër Huddersfield Town, shkruan portali arbresh.info.
Willian, i cili krijoi dy asistime dhe realizoi një gol, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Mesfushori brazilian është vlerësuar me notën 9.3.
Pedro është vlerësuar me notën 7.7, ndërsa Bakayoko, Alonso dhe Hazard janë vlerësar të tre me notën 7.8.
Futbollisti shqiptar Florent Haddergjonaj, i cili krijoi një asistim në golin e vetëm nga Huddersfieldi, është vlerësuar me notën 6.8.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i krahut të majtë i Huddersfieldit, Loew (5.6)./arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër