Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), do të marrë pjesë në takimin e 11-të, të Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Evropës që do të mbahet më 20.04.2015 (e hënë) në Munih të Gjermanisë.
FBK përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e sekretarit Hoxha në këtë takim, ku do të diskutohet për zhvillimet më të reja në FIBA Evropë.
“Në këtë takim është ftuar për të marr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. Krahas takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm që ka të bëjë me zhvillimet më të reja në FIBA Evropë, Hoxha do të takohet edhe me drejtorin e garave të FIBA Evropës, Ljubomir Mandic me të cilin do të bisedojë në lidhje me përgatitjet e Kosovës për Kampionatet Evropiane me dy Përfaqësueset U-16 dhe U-20, të cilat do të marrin pjesë në këto gara në korrik në San Marino (U-16) dhe në po të njëjtin muaj në Hungari (U-20)”, është thënë në njoftimin e FBK-së.
Sipas këtij njoftimi, Hoxha do të takohet edhe me homologët e tij nga Maqedonia, Mali i Zi e Sllovenia për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, tani që Kosova është anëtare e barabartë me shtetet tjera në FIBA.
Duhet theksuar se pas këtij takimi që do të mbahet të hënën e 20 prillit, pason ai i kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu dhe anëtarit të Bordit, Arben Fetahu në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, i cili mbahet më 16 e 17 maj në Maltë./Arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...