Shqipëria të shtunën udhëton në Leskovc për t’u përballur me Serbinë në ndeshjen vendimtare për vazhdimin e ëndrrës për Kampionatin Botëror.
Mirëpo gjërat në kampin shqiptar janë duke u bërë gjithnjë e më të vëshitra, shkruan Arbresh.info.
Siç raporton gazetari Kristi Sejatllari, Arbër Hoxha dhe Arlind Ajeti nuk e mbyllen stërvitjen e plotë, por qëndruan vetëm 30 minuta.
Nuk dihet nëse për këtë dyshe ka pasur ndonjë shqetësim, apo është zgjedhje e trajnerit.
Kujtojmë se gjithashtu nga kombëtarja u larguan edhe Ardian Ismajli e Adrion Pajazati për shkak të lëndimeve, vendin e këtij të fundit e mori Nazmi Gripshi, i cili u ftua për herë të parë./Arbresh.info
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive