Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka thënë se ai pret që Alexander Isak dhe Bruno Guimaraes të jenë në “St James` Park” edhe për edicionin e ardhshëm.
Mesfushori brazilian është lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain, ndërsa sulmuesi suedez thuhet se është në objektiv të Arsenalit dhe Tottenhamit.
” “Ne po kërkojmë të ndërtojmë një skuadër dhe një ekip vërtet të suksesshëm dhe për ta bërë këtë, ne nuk duam të shesim lojtarët tanë më të mirë.
Po, i gjithë planifikimi im është me Guimaraes dhe Isak në skuadër. Pra pres që ata të jenë këtu”, ka thënë Howe.
Aktualisht në tabelën e Premier League të kryesuar nga Arsenal, Newcastle qëndron në vendin e gjashtë./rtk
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates