Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Parisin për të ndërtuar hotelin e tij të 6 nën markën “CR7”. Lajmi është publikuar nga grupi i hoteleve “Pestana”, ku futbollisti i Juventusit është aksioner.
Në komunikatën për shtyp theksohet se, përurimi i këtij hoteli është parashikuar të bëhet në vitin 2021.
“Hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma. Me këtë kapacitet, ai do të jetë më i madhi i rrjetit CR7”, kanë deklaruar përfaqësuesit e grupit “Pestana”.
“Bëhet fjalë për një investim prej 60 milionë eurosh dhe, si të gjitha hotelet e ndërtuara deri më tani, investimi do të jetë 50 me 50, pra gjysmën e investimit do ta bëjë 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe pjesën tjetër grupi ‘Pestana’”, thuhet më tej në deklaratë.
Ylli portugez ka përuruar në vitin 2016 hotelet e tij të para në Lisbonë dhe në Madeira, në vendlindjen e tij, ndërkohë që brenda vitit 2020 duhet të hapë edhe 3 hotele të tjerë në Madrid, Nju Jork dhe Marakesh.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...