Bota e boksit ka kthyer vëmendjen tek dy ikona të këtij sporti burrëror, tashmë të tërhequr prej vitesh nga ringu: Mike Tyson (u tërhoq në vitin 2005) dhe Evander Holyfield (2011).
Qoftë për shkak të mungesës të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Koronavirusit, qoftë për nostalgji apo kuriozitet.
E vërteta është se fansat po gjejnë argëtim tek dy “yje” të së shkuarës. Nëse disa ditë më parë ishte “Majku i Hekurt” (53 vjeç) i cili ndau një video nëpërmjet së cilës tregonte lëvizjet e tij të shpejta, tani kundërpërgjigjet së Holyfield.
“E di që ai është shumë i shpejtë, por i tillë jam edhe unë,” – deklaroi 57-vjeçari nga Alabama, i cili po stërvitet prej një javë dhe synon të ofrojë një duel bamirësie.
“Luftëtari” ka thënë se ai dëshiron të ketë përballë Tysonin, megjithëse sa herë që e pyesin se opsioni i tij i parë është Riddick Bowe, ai përgjigjet: “Sepse, sinqerisht, ne jemi miq”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër