Kombëtarja e Holandës shkon tutje në 1/8 e finales në Kupën e Botës pasi mposhti ShBA-në.
Sot ka filluar faza e eliminimit direkt dhe ndeshja e parë në mes Holandës dhe ShBA-së pas pjesës së parë u mbyll 3:1 në favor të ‘Tulipanëve’.
Në 90 minuta lojë kombëtaret dhuruan një ndeshje tejet të mirë.
Por, më konkret ishin Holanda, pasi në minutën e 10-të gjetën golin.
Pas një aksioni mirë të ndërtuar ishte Memphis Depay që i dha epërsinë holandezëve.
Amerikanët gjithashtu tentuan disa herë të barazojnë shifrat, por nuk arritën.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë ShBA kishin mundësi ideale për të barazuar, por nuk lejoi portieri i kombëtares së Holandës.
Por, rastet e krijuara i konkretizuan kombëtarja e Luios van Gaal, pasi shënuan edhe golin e dytë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë Blind.
Pjesa e dytë gjithashtu dhuroi lojë të bukur, me amerikanët që kërkonin golin e ngushtimit të epërsisë.
Ishte Wright që realizoi një gol të bukur dhe çoi rezultatin në 2:1 në favor të Holandës.
Mirëpo, gëzimi i ShBA-së nuk zgjati shumë, pasi Denzel Dumfries shënoi golin e tretë për ‘Tulipanët’ në minutën e 81`.
Më këtë fitore Holanda siguron kualifikimi në 1/8 e finales, kurse Amerika eliminohet./arbresh.info/
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...