Dje është zhvilluar ndeshja e xhiros së 12-t midis Hoffenheimit dhe Augsburgut, sfidë kjo e cila u takoi vendasve me rezultat 3-0.
Tek Hoffenheimi u paraqitën në lojë tre futbollistët dardan Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, shkruan Arbresh.info.
Kurse tek Augsburgu luajti Elvis Rexhbeçaj.
Ditën e sotme faqja zyrtare e Hoffenheimit në Facebook bëri një postim të vecantë për të futbollistët shqiptar.
Në postimin e Hoffenheimit, thuhet për herë të parë ndodhi që katër lojtarë kosovarë u paraqitën në fushë, në një ndeshje të Bundesligës.
“KosoWOW. Me Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Elvis Rexhbecajn e Augsburgut, katër lojtarë kosovarë luajtën në një ndeshje për herë të parë në historinë e Bundesligës”, shkruan Hoffenheimi.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...