Drita ka regjistruar një tjetër sukses madhështor duke kaluar në fazën e parë të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur skuadrën e Lincoln Red Imps me rezultat 4 me 1 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të para-kualifikimeve në UFEA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra kosovare realizoi golin e epërsisë në minutën e dytë të ndeshjes në stadiumin “Victoria” përmes mbrojtësit Liridon Leci, i cili pranoi topin pas një harkimi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme dërgoi në avantazh “Intelektualët”.
Edhe pse kishin shumë mundësi për të thelluar epërsinë si një pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bekim Jusufi nuk arriti të gjej më portën e kundërshtarëve. Për këtë, Drita u ndëshkua duke pranuar gol në minutën e 61′ të pjesës së dytë.
Pedro Corral ishte autori i golit të barazimit duke dërguar ndeshjen në barazime.
Klubi gjilanas mbeti me vetëm 10 lojtarë në fushë në minutën e dhjetë të pjesës së parë të vazhdimeve pasi qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një tjetër ndërhyrje të ashpër.
Mirëpo, Drita arriti të siguroj epërsinë vetëm pesë minuta më vonë pasi Lopez u ndëshkua me karton të kuq me prekjen e topit me dorë në zonën e rreptësisë.
Leci ekzekutoi penaltinë duke realizuar për 2 me 1. 33-vjeçari festoi duke bërë shqiponjën.
Për t’i dhënë fund shpresave të kampionit të Gjilbraltarit, Xhevdet Shabani realizoi për 3 me në minutën e 120′ para se Neziraj të befasonte të gjithë me një gol të klasit të lartë për 4 me 1.
Kampioni i Suedisë, Malmo është rivali i ardhshëm për skuadrën tonë./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit