2 Korriku U19 ka shënuar fitore ndaj UC Dublin U19 edhe si mysafir, kësaj radhe me rezultat 3-1 në UEFA Youth League.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , kryeqytetasit patwn triumfuar me rezultat 2-1.
2 Korriku e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 13-të me sulmuesin Rin Ahmeti për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të shënonin me Jamie Ryan për 1-1.
Por nuk mungoi reagimi i kryeqytetasve, top sulmuesi, Rin Ahmeti shënoi për 2-1 në minutën e 64-të.
Ndërkohë epilogun final të ndeshjes e dha Omer Shala që shënoi për 3-1.
Në play-off skuadra nga Prishtina do të përballet me ukrainasit e Dynamo Kiyv./Arbresh.info
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...