Richarlison, braziliani i cili u transferua në Everton gjatë kësaj vere, ka komentuar një pjesë nga e kaluara e tij.
Ish anëtari i Watford pati performanca fenomenale, të cilat nxitën drejtuesit e Everton për të paguar një shumë të konsiderueshme për shërbimet e lojtarit.
Mirëpo, jo e gjithë rruga e brazilianit ishte e bukur, siç ne e shohim sot jetën e tij.
“Nuk kam mjaftueshëm gishta të numëroj skuadrat që më refuzuan. Isha gati të dorëzohem nga futbolli, por u nisa në udhëtimin e fundit, të cilin e bëra me paratë e fundit që kisha, të cilat ishin mjaftueshëm për të siguruar një biletë vajtëse. Po të mos i’a dilja mbanë, nuk do të kisha para të kthehem në vendin tim” ishin fjalët e Richarlison.
Shumë ekspertë dyshuan në shumën e shpenzuar nga Everton për lojtarin, mirëpo braziliani po justifikon milionat me paraqitjet e tij.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...