Bodo/Glimt ka shkruar historinë duke realizuar një nga befasitë më të mëdha në Liga e Kampionëve, pasi eliminoi Inter me rezultat të përgjithshëm 5-2 dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tave. Norvegjezët fituan 2-1 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Giuseppe Meazza, duke u bërë skuadra e parë nga Norvegjia që fiton dy ndeshje në fazën eliminatore të këtij kompeticioni.
Heroi i takimit ishte Jens Petter Hauge, i cili shfrytëzoi një gabim të Manuel Akanji në minutën e 58-të për të kaluar mysafirët në epërsi. Vetëm 14 minuta më vonë, Hauge asistoi për Hakon Evjen, që shënoi golin e dytë dhe vulosi fatin e përballjes. Interi reagoi vonë, duke realizuar golin e vetëm me anë të Alessandro Bastoni në minutën e 76-të.
Me këtë sukses, Bodo/Glimt vendosi një tjetër rekord historik, duke u bërë skuadra e parë jashtë pesë ligave më të forta evropiane që fiton katër ndeshje radhazi kundër ekipeve nga këto kampionate, një arritje që nuk ishte parë që nga sezoni legjendar 1971/72 i Ajax.
Seria e jashtëzakonshme e norvegjezëve nisi me fitoren 3-1 ndaj Manchester City dhe vazhdoi me triumfin 2-1 në transfertë ndaj Atletico Madrid. Më pas, ata mposhtën dy herë Interin për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira, ku do të përballen me fituesin e duelut mes Sporting Lisbona dhe Manchester Cityt.
Për herë të fundit një ekip jashtë elitës tradicionale kishte bërë diçka të ngjashme ishte Ajax, i udhëhequr nga legjendari Johan Cruyff, i cili atë sezon eliminoi rivalë të mëdhenj si Marseille dhe Arsenal, përpara se të fitonte trofeun.
Në raundin e ardhshëm Bodo do të takohet me Manchester Cityn ose Sportingun./Arbresh.info
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...