Histori në vete – Curçao një vend i vogël me rreth 150 mijë banorë siguron Kupën e Botës

09:46 | 19 Nëntor 2025
D.H

Curçao kanë bërë mrekullinë, pasi siguruan për herë të parë kualifikimin në Botëror.

Kështu bëhet vendi me popullsinë më të vogël, që merr pjesë ndonjëherë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Ky vend është një ishull me rreth 150 mijë banorë.

Si pjesë e CONCACAF(Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Qëndrore dhe Karaibeve), tashmë ishulli është pjesë e historisë së futbollit.

Ndeshja e fundit u luajt me Xhamajkën ndërsa vetëm fitorja u bënte punë këtyre të fundit në shtëpinë e tyre. Sfida u mbyll me barazim pa gola. Curaçao lë pas Islandën, e cila me rreth 400 mijë banorë ishte shteti me popullsinë më të vogël ndonjëherë që siguronte më parë kualifikimin në Botëror.

Lojtarët dhe stafi i Curaçaos shpërthyen në lot pas vërshëllimës së fundit. Xhamajka ndërkohë do i luajë mundësitë e mbetura në fazën “play off”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale