Gonzalo Higuain është transferuar në Inter Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Inter Miami ka konfirmuar transferimin e Gonzalo Higuain, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi i bashkohet klubit amerikan nga Juventus pas shkëputjes së kontratës me skuadrën kampione të Italisë.
Higuain bëhet futbollisti i dytë i Juventusit i transferuar në Miami në javët e fundit pas mesfushorit Blaise Matuidi i cili po ashtu nënshkroi me klubin e ish mesfushorit anglez, David Beckham, shkruan lajmi.net
Inter Miami i ka dhënë mirëseardhjen yllit argjentinas me një postim në rrjetet sociale ku shihen pamje të disa prej golave më të bukur nga ish sulmuesi i River Plate, Real Madridit, Napolit, Juventusit, Chelseat dhe Milanit.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër