Babai i Gonzalo Higuain ka zbuluar se sulmuesi mund t’i jap fund karrierës së tij te Juventusi, madje edhe “pse ai do të dëshironte të pensionohej në River Plate”.
Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri e ktheu Higuainin te skuadra e parë pas kohës së shpenzuar te Milani dhe Chelsea sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
31-vjeçari që nga atëherë është përfolur për transferim te Roma, por Jorge e sheh djalin e tij te “Zonja e Vjetër” ose klubi i fëmijërisë River Plate.
“Gonzalo është në një vend të mirë”, ka thënë fillimisht ai.
“Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe mund t’i jap fund karrierës te Juventusi. Ne, si një familje, do të dëshironim që ai të pensionohej te Riveri”
“Ai ka një raport të mrekullueshëm dhe të dashur me trajnerin e Rivierit, Gallardon”, përfundon Jorge./arbresh.info/
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë