Lojtari më i ri i Chelseas, Gonzalo Higuain ka pozuar me dy yjet e “Bluve”, Marcos Alonson dhe Willy Caballeron, pasi finalizoi transferimin e tij në formë huazimi në Stamford Bridge dje.
Reprezentuesi argjentinas shihet në ngjyra të Chelseas në fotot më poshtë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter meqenëse sapo ka filluar jetën në perëndim të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
Higuaini dukej në formë të mirë në stërvitje te Chelsea pavarësisht se është tallur në të kaluarën për pamjen e tij që vlerësohej se ishte mbi peshë.
31-vjeçari ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë dhe padyshim se do të jetë një opsion dukshëm më i mirë se Alvaro Morata në front te skuadra e Maurizio Sarrit.
Me këtë lëvizje, Higuain i është bashkuar gjithashtu Sarrit pas kohës së shkëlqyer të kaluar së bashku te Napoli./arbresh.info/
?⚽️??♂️? pic.twitter.com/whG7xbwtGn
— Gonzalo Higuaín (@G_Higuain) January 24, 2019
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit