Hidhet shorti i Ligës Unike
Sot (e diel) është hedhur shorti i Ligës Unike në konkurrencën e femrave dhe meshkujve.
Garat në konkurrencën e femrave do të fillojnë në mesjavë, kurse në fundjavën e ardhshme do të fillojnë garat në konkurrencën e meshkujve.
Te femrat do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas faza e Play-offit. Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të zhvillohet me sistem të dyfishtë vajtje-ardhje në edicionin 2021-2022. Pas përfundimit të 14 xhirove të rregullta në konkurrencën e meshkujve, vendet 1-2 kualifikohen direkt për Final 4, ndërsa vendet 3-6 dhe 4-5 luftojnë për vendin e tyre në Final 4 përmes dy ndeshjeve kualifikuese vajtje-ardhje, në të cilat takohen ekipet 3-6 dhe 4-5. Skuadra e cila nxjerrë rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara (pikët e shënuara në total nga dy ndeshjet) do të jetë gjysmëfinaliste. Ekipet më mirë të renditura luajnë si vendas në ndeshjen e kthimit.
Në xhiron e parë te femrat do të përballen Tirana me Prishtinën, Bashkimi me Partizanin dhe Flamurtari dhe Penza.
Te meshkujt në xhiron e parë do të përballen Tirana-Rahoveci, Prizreni 16-Kamza, Vllaznia-Ylli dhe Peja-Teuta.
Njoftimi i plotë në faqen zyrtare të Ligës Unike./arbresh.info/
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën