Ai mund të jetë vetëm 27 vjeçar, por Toni Kroos duhet të lë anash atletet dhe të heq dorë nga futbolli si një legjendë, kështu sugjeron Jupp Heynckes.
Duke theksuar 18 trofetë që tashmë ai ka fituar, ish trajneri i mesfushorit beson që lojtari ka lënë tashmë shenjë në botën sportive, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është përmirësuar shumë në Real Madrid dhe luan në mënyrën që të gjithë trajnerët dëshirojnë nga lojtarët e tyre”, tha ish trajneri për ‘Sport Bild’. “Pa dyshim, si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë së bashku me Casemiron dhe Luka Modricin, ai është pjesë e mesfushës më të mirë në botë”

“Ai është 27 vjeçar dhe ka fituar tri Liga të Kampionëve, një tripletë te Bayern Munichu dhe Kampionatin Botëror. Ai duhet të lë anash atletet e tij”
Megjithatë, lojtari ka thënë se nuk ka ndërmend të pensionohet tani.
“Nuk mund të largohem nga sporti, edhe nëse kam fituar gjithçka”, është përgjigjur Kroos. “Në Real Madrid dhe në skuadrën kombëtare të Gjermanisë këtu janë gjithmonë objektiva të reja dhe dua të fitoj gjithçka që është e mundur”
Edhe pse Gjermania aktualisht është duke u përgatitur për Kupën e Konfederatave, Kroos është lënë jashtë skuadrës së Joachim Low në mënyrë për të shijuar pak pushim./arbresh.info
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...