Los Angeles FC po shton përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Tottenham Hotspur, Son Heung-min, ka raportuar The Athletic.
Bisedimet mes palëve janë ende në zhvillim, ndërsa afati i dytë i transferimeve në MLS hapet më 24 korrik.
LAFC është optimist se mund ta bindë kapitenin e Spurs që të nisë një aventurë të re në SHBA.
Son, 33 vjeç, thuhet se nuk është pjesë e planeve afatgjata të trajnerit të ri të Tottenhamit, Thomas Frank, megjithëse ai ka shprehur vlerësim për përkushtimin e sulmuesit në stërvitje.
Përveç aspektit sportiv, ndikimi i Son në tregun aziatik është tejet i rëndësishëm për Los Angeles, qytet me popullsinë më të madhe koreane në SHBA.
Megjithatë, nuk pritet që ai të largohet para përfundimit të turneut para-sezonal të Spurs, që përfshin një ndeshje miqësore me Newcastle në Seul më 3 gusht.
Nëse transferimi realizohet, Son do të ribashkohej me ish-portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris, i cili iu bashkua LAFC-së në vitin 2024. /Telegrafi/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in