Herolind Shala është rikthyer te Përfaqësuesja e Kosovës, pas një lëndimi që ia pamundësoi dy grumbullime me Kosovën.
Mesfushori luftarak tani është gati për sfidën me Malin e Zi.
Ai në takim me Gjibraltarin u la në pushim nga përzgjedhësi Bernard Challandes.
Shala ka bërë një postim në Facebook, duke thënë se do të japin gjithçka nga vetja për ta marrë fitoren.
“Përgatitjet kanë shkuar mirë para ndeshjes ndaj Malit të Zi. Jemi gatshëm të japim gjithçka nga vetja për t’iu bërë të lumtur. Jemi Kosova, jemi Dardanët”, ka shkruar Shala.
Kosova dhe Mali i Zi përballen sonte në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...