Herolind Shala është bërë me skuadër të re.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, i ka dhënë fund aventurës të Lyngby, duke iu bashkuar IK Start.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra IK Start në faqen zyrtare, e po ashtu edhe nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.
“Klub i ri në karrierë. Nga sot jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat”, ka shkruar Shala në Facebook.
26 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Notodden, Odd, Sparta Prague, Slovan Liberec dhe Kasimpasa. /arbresh.info/
Limi: Nuk po e pres jashtë as Albën, as Dolcen
Parashikimi i motit për sot
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni