Luftëtari peruan Junior “El Matador” Hernandez, që jeton në Bruksel, ka shkëlqyer në eventin ARES FC 35 të mbajtur më 18 tetor në Zenith të Strasburgut, duke mposhtur bindshëm serbin Luka Lakić.
Nën drejtimin e trajnerëve shqiptarë Valon Basha, Naim Cala dhe Agon Redzepi, 24-vjeçari tregoi disiplinë dhe forcë të jashtëzakonshme, duke e çuar bilancin e tij profesional në 6 fitore dhe vetëm 1 humbje.
Fitore kjo që u festua me entuziazëm nga dhjetëra tifozë shqiptarë e kosovarë në publik. Pas ndeshjes, Hernandez falënderoi ekipin e tij dhe shokun nga Kosova, Leo Timy, duke deklaruar: “Asgjë nuk arrihet vetëm. Kjo fitore i përket gjithë ekipit tim.”
Me këtë triumf, Hernandez forcon pozitën e tij si një prej emrave më premtues të MMA-së evropiane./Arbresh.info

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...