Qendërmbrojtësi Lucas Hernandez, nuk mendon largimin nga Bayern Munich-u gjatë këtij afati veror.
Francezi iu bashkua gjigantit gjerman nga Atletico Madrid-i për 80 milionë euro në verën e edicionit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi shkëputi ligamentet në dhjetor, pastaj humbi vendin si titullar duke bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat.
Lojtari ka konfirmuar se nuk do largohet, por nëse gjërat do jenë të komplikuar edhe edicionin e ardhshëm, atëherë do e shqyrtojë mundësinë.

“Largimi nga Bayern? Jo. Kam edhe katër vite kontratë, sapo kam nënshkruar këtu”.
“Pas kësaj, do varet nga sezoni. Nëse do vazhdoj të jetë kështu i kompletuar atëherë do shoh”, deklaroi ai.
PSG-ja është skuadra më e interesuar, e cila është e gatshme të paguajë vlerën që kërkon gjiganti gjerman./arbresh.info.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër