Përfaqësuesja e Kosovës në Hendboll U19, në konkurrencën femrave, të hënën nis përgatitjet për turneun kualifikuese i vlefshëm për Evropianin 2015 që mbahet në muajin gusht në Spanjë.
Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës, Florent Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij, Lulzim Nagavci dhe Lirie Muhaxheri, kanë bërë përzgjedhjen e hendbollisteve për ketë turne kualifikuese. Kosova ndodhet në Grupin e tretë bashkë me Serbinë, Sllovakinë dhe Rumaninë.
Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), përmes një njoftimi ka konfirmuar se përgatitjet për këtë turne kualifikuese do të nisin të hënën dhe do të mbahen në Gjakovë, ndërsa, grumbullimi i parë mbahet në orën 12:00.
Shtabi teknik i përfaqësues sonë, ka paraparë që përfaqësuesja jonë të zhvillojë tri ditë stërvitje në Gjakovë, në vashat tona të përgatiten për këtë turne shumë të fortë duke e ditur se do te përballen për herë të parë edhe me Përfaqësuesen e Serbisë, që ndoshta ka peshë ma shumë se një ndeshje e rëndomtë, duke pasur parasysh historinë mes dy shteteve.
Ja lista e hendbollisteve të ftuara: M.Kqiku, A.Shehdadi, E.Bregovina (portiere), B.Ramabaja, A.Stagova, A.Rugova, P.Ferataj (alo të majta), Elma Kameri, Monika Muharemi, J.Huruglica (fundore të majta), S.Shabani, E.Kçiku, V.Nepola (qendra), A.Krasniqi, A.Sylejmani(pivotmene), D.Mehmeti, S.Misin./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...