Njëri nga futbollistët më të mirë të Dukagjinit edicionin që lamë pas i ka thënë lamtumirë klubit klinas.
Bëhet fjalë për Hekuran Berishën, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar largimin nga klubi, shkruan Arbresh.info.
Ai ka falënderuar stafin e Dukagjinit në krye me presidentin Fabian Veseli e të gjithë me rradhë për mbështetjen ndaj tij.
“Po e shënoj këtë mesazh me plot emocione për klubin KF Dukagjini! Faleminderit shumë për mbështetjen familjen time, klubit dhe qytetit tim të zemrës dhe stafit, nga Presidenti, Fabian Veseli , Korab Desku e deri te kryetrajneri Ismet Munishi, që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës time deri ku jam sot, ku kam kaluar gjitha gjeneratat e grupmoshave, ku jam rritë si futbollist, si person me karakter dhe me një grup shumë mbështetës”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ndërkohë për fund ai dha një mesazh të fortë, për skuadrën të cilën e quan si shtëpi të dytë.
“Shtëpia ime e dytë, po largohem për një hap tjetër në karrierën time, por klubit Dukagjini që jam rritur aty, i urojë sukseset e shumta gjatë jetës dhe rrugës. Do e keni gjithë jetën mbështetjen time”, përfundoi ai.
Ai këtë edicion me klubin e Dukagjinit realizoi 11 gola në kampionat./Arbresh.info
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...