Real Madridi është i shqetësuar me gjendjen e sulmuesit me ndikim Eden Hazard.
Reprezentuesi belg u detyrua të largohet nga fusha në barazimin 2 me 2 të Real Madridit ndaj PSG-së në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Karim Benzema i kishte siguruar ‘Los Blancos’ një epërsi prej 2 me 0, por golat në minutat e fundit nga Kylian Mbappe dhe Pablo Sarabia i siguruan një pikë Paris Saint Germainit.
Hazard ishte duke luajtur në formë të shkëlqyer, por pësoi një lëndim pas një ndërhyrje të ashpër nga bashkëkombësi Thomas Meunier.

Tifozët ishin të tronditur me të parë 28-vjeçarin të shtrirë në fushë dhe duke ndjerë dhimbje. Por, sipas një raporti nga Mundo Deportivo, lëndimi në kyç të këmbës nuk është aq serioz siç dukej fillimisht.
Megjithatë, gazeta katalunase shton se rikuperimi i Hazard duhet të jetë “i mrekullueshëm” për të në mënyrë për të qenë në dispozicion për ndeshjen tejet të rëndësishme në La Liga kundër Barcelonës.
El Clasico shënon një datë tepër të rëndësishme në futbollin spanjoll. Ngjarja historike zhvillohet më 18 dhjetor këtë vit në Camp Nou./arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...