Eden Hazard lajmëroi para disa ditësh në mënyrë surprizë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Belgu pati probleme të shumta fizike që nuk e lejuan të shprehte futbollin e tij te Real Madrid dhe pasi nuk mori asnjë ofertë në merkaton e verës mendoi të largohej përfundimisht nga sporti. Së fundmi, Hazard theksoi se nuk i mungon ende futbolli dhe se vendimin për t’u tërhequr e mori për shkak se nuk ishte më i lumtur.
“E kam thënë gjithnjë se do të largohesha nga futbolli në momentin që nuk do të isha i lumtur. Nuk po i gëzohesha më stërvitjes dhe ky ishte një sinjal për mua. Nuk më mungon ende futbolli, tani kam më shumë kohë për veten. Shoh televizion, jam pranë fëmijëve. Nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri”, u shpreh Hazard./ss
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...