Real Madridi nuk pritet të prezantoj zyrtarisht Eden Hazardin si përforcim të tyre para 11 qershorit, megjithëse transferimi i lojtarit te ‘Los Blancos’ mund të njoftohet më herët.
Drejtorët e përgjithshëm të Chelseas dhe Madridit, Marina Granovskaia dhe Jose Angel Sanchez nga ana tjetër, do të takohen brenda ditëve të ardhshme për të finalizuar marrëveshjen mes palëve, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ka shprehur dëshirën e tij për transferim te skuadra spanjolle disa javë më parë dhe madje konfirmoi këtë pas finales në Evropa Ligë mbrëmjen e së mërkurës.
Paga aktuale e reprezentuesit belg është nënë milionë euro për sezon ndërkohë që Chelsea tashmë ka nënshkruar me zëvendësuesin e tij – Christian Pulisicin nga Borussia Dortmundi.
Hazard shënoi dy gola në fitoren 4 me 1 ndaj Arsenalit./arbresh.info/
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...