Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër Armenisë dhe Komoreve.
Prurja e re në Kombëtaren e Kosovës është edhe Florian Haxha i cili luan në ligën e dytë të Austrisë tek skuadra e Kapfenbergut, shkruan Arbresh.info.
Pas stërvitjes së sotme, ai u shpreh i lumtur për ftesën e parë nga Kosova dhe tejet i motivuar për ndeshjet e radhës.
“Fillimisht, jam shumë i lumtur për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Tashmë kemi përfunduar stërvitjen e dytë, e cila ishte shumë intensive dhe besoj se nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen kundër Armenisë”.
“Si për mua, ashtu edhe për ekipin, është shumë e rëndësishme që t’i marrim seriozisht këto ndeshje dhe të fitojmë, sepse janë përgatitje për kualifikimet e Botërorit”, tha Haxha.
Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor. Të dyja këto ndeshje do të fillojnë në orën 19:00 dhe do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me këto dy miqësore, Kosova synon të përgatitet për ciklin kualifikues të Botërorit, i cili do të fillojë në muajin shtator, teksa Dardanët garojnë në Grupin B, me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...