Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspurs, Harry Kane, ka shkëlqyer në këtë vit.
Kane është në kulmin e karrierës së tij në këtë vit kalenderik për skuadrën nga Londra Veriore.
Ai sot ka shënuar hat-trick ndaj Southampton në ndeshjen që ende është duke u zhvilluar, duke ia thyer rekordin e legjendës angleze, Alan Shearer, që kishte shënuar 36 gola brenda vitit kalenderik.
Kane me këto tri gola ka arritur në shifrën e 39 golave në Premierligë brenda vitit kalenderik, shifër kjo që mund të rritet pas përfundimit të ndeshjes.
Por, ia ka kaluar edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me shënimin e golave gjatë vitit 2017.
Kane me këtë hatrick ka arritur në shifrën e 56 golave në vitin 2017, ndërsa Lionel Messi ka shënuar 54 gola dhe Cristiano Ronaldo me 53. /arbresh.info/
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...