
Screenshot
Manchester City dhe Tottenham ndanë pikët në derbin e xhiros së 24-të në Premier League, me sfidën që u mbyll 2-2.
City e nisi ndeshjen më mirë dhe kaloi në epërsi që në minutën e 11-të, kur Rayan Cherki realizoi një gol të bukur, shkruan Arbresh.info.
Mysafirët vazhduan dominim dhe realizuan edhe golin në fundin e pjesës së parë me Semenyon.
Tottenham reagoi në pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, një keqkuptim fatal mes Marc Guéhi dhe portierit të Cityt solli autogolin që rihapi ndeshjen (1:2), gol i cili u konfirmua pas rishikimit nga VAR-i.
Dominic Solanke shënoi një gol spektakolar me thembër pas krosimit të Conor Gallagher, duke barazuar shifrat në 2:2.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe City bëri një hap fals në garën për titullin kampion. Tashmë skuadra e Guardiolas ka 47 pikë gjashtë më pak se Arsenali. Ndërkohë, Tottenhami është i 14-ti me 29 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Tottenhami e luan në udhëtim tek Manchester United, kurse City përballet me Liverpoolin./Arbresh.info
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e ...
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëm...
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit