Pavarësisht se sezoni 2018 në Formula 1 nuk ka nisur ashtu si duhet për kampionin e botës, Lewis Hamilton nuk tërhiqet nga objektivi i tij për të fituar titullin e pestë.
Në një video në rrjetet sociale, piloti britanik ka premtuar besnikëri me makinën gjermane, duke besuar te makina Mercedes.
“Shpresa ime është që në të ardhmen të rritem bashkë me makinën dhe së shpejti të korrim frytet e para. Dua që ta çoj këtë skuadër sa më larg të jetë e mundur, pasi Mercedes është makina më e suksesshme në Formula 1”, ka thënë Hamilton. “Unë besoj se sezoni mund të ndryshojë pamje ashtu si edhe vjet, pasi gjithçka është e mundur, pavarësisht se nuk kemi fituar asnjë garë deri më tani. Nuk dorëzohem dhe tërhiqem, pasi janë zhvilluar vetëm 3 gara dhe situatat kanë qenë nga më të ndryshmet, që kanë kushtëzuar rezultatin final. Jam i sigurt se edhe ne do të kemi fat, por me punë do të jemi njësoj si më parë dhe do të rikthehemi kampionë”, u shpreh Lewis Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1. Gara e radhës do të zhvillohet ditën e diel në Baku, Azerbajxhan. (Telesport)
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...