Hamburgu rikthehet në Bundesligë pas shtatë vitesh

22:47 | 10 Maj 2025
D.H

Edicioni 2017/18 ishte fatal për Hamburgun ku ra nga Bundesliga gjermane për herë të parë në histori.

E këtij klubi iu deshën plotë shtatë vite të rikthehet në elitën e futbollit gjerman pas asaj rënie dëshpëruese, shkruan Arbresh.info.

Mbrëmjen e sotme, Hamburgu arriti një fitore të madhe me rezultat 6-1 ndaj Ulmit një xhiro pa përfunduar Bundesliga 2.

Kjo fitore i siguroi inkuadrimin në Bundesligë, kur ka mbetur edhe një ndeshje pa u luajtur. Hamburgu është lider me 59 pikë në tabelën e Bundesliga 2, teksa është katër pikë larg nga vendi i tretë.

Për të hyrë si kampion në Bundesligë atij i duhen edhe një fitore, pas ka vetëm një pikë larg Kolnin. Kujtojmë se dy vendet e para inkuadrohen në elitën e futbollit gjerman.

Pjesë e Hamburgut është edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, i cili luajti 21 ndeshje me skuadrën dhe realizoi tre gola e dy asistime./Arbresh.info

KJO ISHTE FESTA E TYRE PAS INKUADRIMIT:

Shpërndaje në rrjete sociale