Sebastian Haller ka arritur marrëveshje për kompletimin e transferimit tek Utrechti në Holandë.
Pasi luajti në formë të huazimit edicionin që lamë, tashmë ish-futbollisti i Dortmundit ka kompletuar transferimin permanent te kjo skuadër, shkruan Arbresh.info.
Kjo nuk është aventura e tij e parë tek ky klub pasi ka luajtur edhe më parë përgjatë viteve 2015-2017.
Haller hapin më të madh në karrierë e bëri kur u transferua tek Borusia Dortmund në vitin 2022, por që shfaqja e sëmundjes së rëndë të kancerit ia pamundësua të jetë një lojtar i rregullt në këtë klub.
Ai përgjatë tri viteve luajti 41 ndeshje ku realizoi 12 gola.
Më parë përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë ka luajtur edhe për Ajaxin, West Hamin, Eintracht Frankfurtin, Auxerren dhe për pak ndeshje edhe me Leganesin.
Me Utrechtin ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare./Arbresh.info
Weer bij ons. 🏠 pic.twitter.com/2PPj0DffDR
— FC Utrecht (@fcutrecht) August 18, 2025
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër