Borussia Dortmund ka arritur fitore me përmbysje ndaj Wolfsburg 3-1 në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës.
Ndërsa, pasi humbi katër ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit, Erling Haaland është rikthyer në aksion me më shumë histori në Bundesligë.
21-vjeçari hyri si zëvendësues në minutën e 73-të dhe arriti të gjejë golin e tretë për Dortmundin vetëm pas shtatë minutave lojë.
Ai tani regjistron 50 gola në 50 ndeshje të Bundesligës.
Golat tjera nga skuadra e Marc Rose u shënuan nga Emre Can nga penalltia në minutën e 35-të dhe Donyell Malen në minutën e 55-të.
Kurse për Wolfsburg, golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Weghorst në minutën e dytë.
Pas kësaj fitore, Dortmund tani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 30 pikë, dy më shumë se Bayern Munchen e cila ka një ndeshje më pak.
Ndeshje tjera përfunduan me këto rezultate në Bundesliga:
Koln 4-1 Borussia Monchengladbach
Hertha Berlin 1-1 Augsburg
Greuther Furth 3-6 Hoffenheim
Bochum 2-1 Freiburg.
/Arbresh.info
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës