Basketbollisti shqiptar, Drilon Hajrizi, i cili luan te klubi japonez Kanazawa Samuraiz, ka bërë të ditur se mosparaqitja e tij ka të bëjë me një lëndim që e ka pësuar.
Ai ka thënë se nuk do të mund të luajë për një kohë dhe shpreson që falë trajtimit mjekësor t’i kthehet sa më shpejt basketbollit.
“Te dashur miq, për ju që po interesoheni rreth mosaktivizimit tim në ekipin e Kanazawa Samuraiz kohëve të fundit!”.
“Kam pësuar një lëndim, i cili do të më lë jashtë fushës për një kohë”.
“Lëndimi nuk është shumë serioz dhe shpresoj që shpejt t’i kthehem fushës. Gjithçka varet nga tretmani mjekësor. Ju faleminderit!”, ka shkruar Hajrizi në një postim në Facebook.
Basketbollisti nga Kosova iu bashkua klubit nga B.League në janar të këtij viti.
Në të kaluarën, ai ka luajtur në basketbollin e Kosovës te klube, si Trepça, Peja dhe Sigal Prishtina.
Sa i përket karrierës me përfaqësuese, Hajrizi e përfaqëson Kosovën.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...