Për trajnerin spanjoll Unai Emery, sot ka qenë një ditë fatkeqe.
Atij sot në mëngjes persona të panjohur i kanë grabitur shumë gjëra në shtëpinë e tij, transmeton arbresh.info
Trajneri gjindej në Strasburg ndërsa në shtëpi ndodhej gruaja e tij e cila kishte njoftuar policinë.
Sipas revistës ‘Le Point’ në shtëpinë e Emery janë vjedhur gjësende në vlerë prej 20 mijë eurove, duke përfshirë një orë Rolex prej rreth shtatëmijë euro dhe dy çanta të markës, “Chanel”.
Mësohet poashtu se grabitësit kanë marrë edhe dokumente që përmbajnë pagën e trajnerit, bonuset dhe projektet e transferimit.
Deri më tani policia franceze nuk ka arritur të kap asnjë person të dyshuar, ata po vazhdojnë të kërkojnë autorët e kësaj grabitjeje./arbresh.info/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër