Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës, përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, ka folur për legjendën e futbollit tonë, Fadil Vokrri.
Ai ka thënë se e ka njohur presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës që nga koha kur ka qenë futbollist.
“E kam njohur Vokrrin, kemi luajtur për Jugosllavinë, kemi qenë miq dhe më vonë në Francë, dhe është shumë pozitive që stadiumi mban emrin e tij”.
“Atmosfera? Kam luajtur këtu me Sarajevën, gjithmonë ka pasur shumë publik dhe ka qenë atmosferë e mirë”.
“Jam i sigurt se njësoj do të jetë edhe tash, ndërsa ne do ta gjejmë mënyrën për të reaguar ndaj presionit prej tribunave, por edhe nga presioni që do të na bëjë kundërshtari në terren”, është shprehur trajneri boshnjak.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s