Florent Hadergjonaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u shprehur pas humbjes që Kosova e pësoi nga Çekia në Plzen.
Kosova u mposht me rikthim nga Çekia në takimin eliminator të Euro 2020 dhe kjo humbje ka bërë që dëshpërimi të jetë i madh mes tifozëve dhe lojtarëve.
Njëri nga ta padyshim se është mbrojtësi Hadergjonaj, i cili ka falënderuar tifozët për mbështetjen, ndërsa ka thënë se e kanë dhënë maksimumin.
“Dhamë maksimumin nga vetja jonë, por nuk arritëm atë që deshëm”.
“Gjithsesi e kemi një tjetër mundësi dhe do ta bëjmë të pamundurën për të shkuar në Euro 2020”.
“Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...