Haaland shënon golin e 300 në karrierë

22:42 | 26 Qershor 2025
D.H

Erling Haaland ka arritur të realizoi golin e 300-të në karrierë si futbollist profesionist me klub dhe kombëtare.

Ai sot shënoi golin e 300-të në sfidën e 370-të në karrierë, shkruan Arbresh.info.

Haaland realizoi në ndeshjen që po e luan Manchester City ndaj Juventusit. Futbollisti shënoi golin e tretë të “Citiziens” në minutën e 52-të. Aktualisht rezultati është 4-1.

Për 24-vjeçarin ky ishte goli i tij i 123 me fanellën e Man Cityt në 145 ndeshje të luajtura./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme