Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland thuhet se ka refuzuar një ofertë masive nga klubi anglez, Manchester City, pasi shpreson të transferohet te gjiganti spanjoll, Real Madridi.
Sipas gazetës AS, City bëri një “ofertë të madhe” për agjentin e Haaland, Mino Raiola dhe babanë e tij Alfe-Inge, por ajo u rrëzua nga shoqëruesit e tij.
Klubi nga Etihad thuhet se ka ofruar gjithashtu plot 500 mijë funte apo 600 mijë eurp në javë për sulmuesin Haaland, i cili nuk është bindur.
Megjithatë, thuhet se refuzimi i Haaland ndaj Cityt nuk është “përfundimtar” dhe ai ende mund të përfundojë duke iu bashkuar skuadrës së Pep Guardiolës.
Por, Real Madridi mbetet destinacioni i preferuar i Haaland për t’u transferuar në afatin kalimtar të verës.
Haaland thuhet se është “ende duke pritur” që skuadra e La Ligës të bëjë lëvizjen e tyre pasi ai dëshiron të nënshkruajë për klubin mbretëror në fund të sezonit aktual.
Sulmuesi norvegjez është lidhur gjithashtu edhe me Barcelonën, e cila raportohet se ka pasur disa herë takimet me përfaqësuesit e Haaland.
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...