Sa herë përmendet Manchester City, të gjithëve u shkon në mendje emri i Erling Haalandit.
Sulmuesi norvegjez po tregon edhe këtë sezon, pse është një prej ‘9’ më të mirë në botë, shkruan Arbresh.info.
Norvegjezi i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë edicion po e mban i vetëm ‘mbi supe’ Manchester Cityn.
Gjatë ndeshjes së sotme me Bournemouthi kur jemi në përfundim të pjesës së parë, ai ka realizuar dy gola. Rezultati momental është 2-1 për Man Cityn.
Me këta dy gola, 25-vjeçari ka shkuar në kuotën e 13 golave në Premier League. I gjithë Manchester City ka realizuar deri më tani 19 gola, 13 prej tyre norvegjezi.
Ai këtë sezon në elitën e futbollit anglez nuk ka realizuar vetëm në dy ndeshje, sfidën e fundit me Aston Villan të cilën City e humbi 1-0. Në fakt norvegjezi realizoi në këtë sfidë mirëpo goli i tij u anulua nga VAR-i.
Ndeshja tjetër që nuk ka shënuar është përballja e javës së dytë me Tottenham.
Nëse Haaland do të vazhdoj me këtë formë deri në fund të sezonit, padyshim që është në rrugë të mirë ta thyej rekordin e tij që e ka 36 gola brenda një sezoni./Arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...