Për Erling Haaland, goli i shënuar dje nuk ishte i papritur.
Ylli norvegjez i Borussia Dortmund, Haaland, e ka rifilluar sezonin pikërisht aty ku e linte – te goli.
28 minuta lojë i mjaftuar anëtarit të Dortmund që të gjente golin dhe t’i jepte epërsinë skuadrës së tij, në ndeshjen kundër Schalke 04.
Pas ndeshjes, Haaland ka thënë se nuk është befasuar me golin e shënuar, pasi ka punuar shumë gjatë kësaj kohe.
“Sigurisht, unë nuk jam i njëjti. Unë nuk kam luajtur për shtatë javë, kështu që nuk jam”, ka thënë Haaland, transmeton lajmi.net.
“Por, unë e di se kam punuar shumë këtë periudhë dhe nuk jam i surprizuar që shënova gol, jo”, shtoi norvegjezi.
Haaland hapi serinë e golave në ndeshjen të cilën Dortmund e fitoi 4:0. Hazard dhe Guerreiro(2x) vulosën performancën brilante të BVB.
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...