Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland thuhet se dëshiron të luajë në të ardhmen e afërt me gjigantin spanjoll, Real Madridin.
Haaland kohët e fundit nënshkroi një kontratë të re nëntëvjeçare e gjysmë duke e mbajtur atë në Manchester City për dekadën e ardhshme.
Megjithatë, burime të besueshme thonë se ka një klauzolë lirimi në atë kontratë që lejon Haaland të largohet në një klub tjetër nëse paguhet kjo tarifë.
Kjo tarifë nuk ka gjasa të jetë mbi 180 milionë euro, që do të thotë se Real Madrid mund ta marrë atë realisht brenda një ose dy vitesh.
“Unë besoj se Erling Haaland mund të luajë në Real Madrid. Kjo do të ndodhë”, ka thënë fillimisht njëri nga reporterët e mediumit El Chiringuito TV.
“Haaland nuk e tha publikisht, por unë e di, nga një burim i mirë, se ai do të donte të ishte një futbollist i Real Madridit. Unë e di këtë”, këmbënguli ai. /Telegrafi/
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...