Mesfushori i Arsenalit, Matteo Guendouzi thotë se çelësi i suksesit të tij është për shkak se ka dhënë “150 për qind” në çdo ndeshje.
Adoleshenti ka shkëlqyer te gjiganti londinez qysh pas arritjes gjatë verës nga FC Lorienti, transmeton portali arbresh.info.
“Kur kam ardhur te Arsenali vitin e kaluar, ne shkuam në Singapor për ndeshjet para-sezonale dhe unë e dija se ishte e rëndësishme për mua që të shfaqi atë që mund të bëjë, prandaj unë duhej të luaja mirë dhe kam luajtur mirë në atë kohë dhe kam besimin e trajnerit dhe lojtarëve të tjerë”, ka thënë Guendouzi.
“Shpresoj që kjo të vazhdojë kështu edhe për një kohë të gjatë”
“Unë jam i ri, kam shumë energji. Unë vrapoj për bashkëlojtarët e mi, unë luftoj për skuadrën time, luaj me zemër dhe jap 150 për qind në çdo ndeshje – unë jam gjithçka”
“Besoj se ky është sekreti”, përfundoi Guendouzi./arbresh.info/
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...