Manchester City është duke vëzhguar situatën e mesfushorit Isco në Real Madrid.
Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ është duke raportuar që kampioni i Premierë Ligës është duke monitoruar nga afër situatën e mesfushorit spanjoll te ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola supozohet se është duke kërkuar një mesfushor kreativ dhe dëshiron të njoftohet pse Isco është duke u lënë vazhdimisht jashtë skuadrës së Real Madridit.
Isco nuk ka luajtur që nga momenti kur Santiago Solari zëvendësoi spanjollin Julen Lopetegui si trajner në Real Madrid.
Reprezentuesi i Spanjës është përfolur edhe në të kaluarën për largim nga kampioni evropian dhe Manchester City mezi është duke e pritur që kjo të ndodhë./arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu