Pep Guardiola ka përgëzuar Jose Mourinhon për transferimin e superyllit Alexis Sanchez.
Manchester United dhe Arsenali ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për transferimin e Sanchez ndërkohë që Mourinho pretendon se nuk është në dijeni pse marrëveshja nuk është finalizuar ende, transmeton portali arbresh.info.
Snachez dukej se do t’i bashkohet Cityt në janar, pas refuzimit që iu bë gjatë verës, por ata janë tërhequr nga gara për shkak të kërkesave të mëdha për pagë nga sulmuesi i Arsenalit.

United ka rënë dakord t’i paguaj Sanchezit 500 mijë funta në javë duke e bërë lojtarin më të paguar në Premierë Ligë. Por, Guardiola refuzon të bëhet pesimist rreth humbjes së Sanchezit dhe në vend të kësaj ka uruar Unitedin.
“Lojtarët dhe trajnerët vendosin se çfarë është më e mira për ata”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Nuk kam asgjë për të shtuar. Mendimi im për Alexisin qëndron i njëjtë. Ishte kënaqësi që isha me të te Barcelona dhe ai vendosi të kaloj te një klub tjetër. I uroj më të mirat”
“Nuk jam mirë me numrat, por e di që tani Alexis është një lojtar i Arsenalit dhe mendoj se ai do të shkoj në United, prandaj urime të dyve dhe fat të mirë”
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë