Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se për të më e rëndësishme është triumfi në Premierligë, se sa në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e City, tashmë ka fituar trofeun e parë nën urdhërat e trajnerit spanjoll, pas triumfit në finale të “Carabao Cup”, në të cilën mposhten Arsenalin me rezultat 3 me 0.
City është shumë afër kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë ndaj Baselit, kanë fituar si mysafirë me rezultat 0 me 4.
Ne jemi duke luftuar për titujt më të rëndësishëm të sezonit, deri me tani është Premierliga. Ky titull është më i rëndësishëm se sa Liga e Kampionëve, FA Cup dhe EFL Cup”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.
City nesër do të luajë ndaj Arsenalit në kuadër të Premierligës, ku në rast fitoreje do të bënte një hap të madh drejt këtij titulli, pasi do të kishte 16 pikë më shumë se sa Manchester United. /arbresh.info/
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...