Lionel Messi ka qenë lojtari më i përfolur në javët e fundit, pasi flitej për largimin e tij nga Barcelona.
Në fakt vet kapiteni argjentinas kërkoi largimin, por në fund ndryshoi mendje dhe mbeti edhe për një edicion te Barcelona.
Messi është lidhur me një transferim të mundshëm tek skuadra angleze Manchester City, dhe për këtë ka folur trajneri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola.
Trajneri spanjoll ka thënë se nuk ka se çfarë të komentoj rreth zgjedhjes së Messit për të qëndruar te Barça.
“Nuk kam se çfarë të komentoj. Messi ka bërë zgjedhjen e tij për të qëndruar dhe nuk i komentoj zgjedhjet e dikujt tjetër”.
“Ai ka qëndruar në klubin që unë e dashuroj”, tha Pep.
Tutje trajneri spanjoll zbuloi edhe arsyen pse nuk e transferoi Thiago Alcantaran, me të cilin kishin punuar së bashku te Barça e Bayern.
“Nuk jam munduar të nënshkruaj me Thiagon sepse Manchester Citt ka mjaftueshëm lojtarë në atë pozicion. Jam i lumtur që Alcantara ka ardhur në Angli sepse do shijojmë një lojtar vërtetë të mirë”, përfundoi Pep Guardiola.
Kujtojmë që Thiago iu bashkua Liverpoolit për një shumë prej 30 milionë euro nga Bayern Munich./telegrafi
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri